Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriQë nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, nga Covid-19 kanë vdekur 25...

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, nga Covid-19 kanë vdekur 25 mjekë

Shkon në 25 numri i mjekëve që humbin betejën me Covid 19 në Shqipëri. Që nga muaji mars e deri më tani bluzat e bardha kanë qenë në vijën e parë të rrezikut të përballjes me sëmundjen që shkakton koronavirusi.

Fatkeqësisht numri i bluzave të bardha që kanë humbur betejën me Covid-19 këtë të dielë ka shkuar në 25 pas ndarjes nga jeta të mjeku anestezist reanimator Mihal Kerci.

Kerci ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes se ministres së Shëndetësisë për të ndihmuar në përballjen me Covid-19 në vend.

Mjekët që kanë humbur betejën me Covid janë:

-Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
-Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
-Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
-Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
-Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
-Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
-Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
-Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
-Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
-Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.
-Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
-Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
-Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
-Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
-Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.
-Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
-Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
-Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
-Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
-Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.
-Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
-Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
-Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
-Flutura Hashorva – mjeke pneumologe

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 47 742 persona mes të cilëve 989 persona kanë humbur jetën.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments