Wednesday, June 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPutin uron shqiptarët për Festën e Flamurit

Putin uron shqiptarët për Festën e Flamurit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh urimi Kreut të Shtetit Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit në Shqipëri.
Në mesazh, Putin shprehet se Shqipëria dhe Rusia do të zhvillojnë marrëdhënie konstruktive në interes të të dyja palëve.

“I nderuar zoti President, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, lexohet në urimin e Putinit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments