Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPunëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të testohen çdo javë për koronavirus

Punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të testohen çdo javë për koronavirus

Punëtorët e kujdesit shëndetësor duhet të kontrollohen për koronavirus çdo javë për të mbrojtur pacientët nga infeksioni asimptomatik, tha një ekspert.

Prodesori Charles Swanton, i cili punon në Institutin Francis Crick, argumentoi se një nga rrugët kryesore të transmetimit, në spitale, është pikërisht stafi mjekësor, transmeton Gazeta Shneta. Spitalet besohet të jenë një vatër e transmetimit të virusit, të cilat mund të jenë duke shëruar persona të infektuar nga koronavirusi.

Mund të jetë gjithashtu që njerëzit që vizitojnë spitalin për arsye të ndryshme, si sulmi në zemër, goditje në tru ose trajtim të kancerit janë në rrezik të infektohen.

Por, mjekët mund të mos e kenë idenë se po përhapin virusin sepse nuk tregojnë simptoma.

Provat kanë filluar të tregojnë transmetimin nga pacientët asimptomatikë llogariten midis 40 deri në 80 përqind të rasteve të Covid-19.

Dhe një studim nga Kina tregon se ata që mbartnin infeksionin kishin mundesi ta përhapin atë më shumë se të tjerët, dy ditë para se të shfaqeshin simptomat.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë që punonjësit e kujdesit shëndetësor të testohen çdo javë në mënyrë që të mos e shpërndajnë virusin.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments