Qeveria e udhëhequr nga VLEN vazhdon me ritme konkrete të përforcojë institucionet publike, këtë herë me shtim të stafit profesional në IPSh Spitalin Psikiatrik të Shkupit.
Drejtori i institucionit, Isa Avdullai, ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë vendimet dhe kontratat për 9 të punësuarit e rinj, prej të cilëve 7 janë shqiptarë dhe 2 maqedonas të cilët do t’i bashkohen ekipit në përkujdesje të shëndetit mendor të qytetarëve.
Ky është një tjetër hap i qartë i Qeverisë VLEN në drejtim të fuqizimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një përgjigje konkrete ndaj propagandës së BDI-së, e cila vazhdon të përhapë dezinformata për mungesë të punësimeve. VLEN po tregon me vepra se ndryshimi ka nisur dhe nuk ka kthim pas. “Ne punojmë me përkushtim, transparencë dhe vizion për të ndërtuar një sistem shëndetësor më efikas dhe më gjithëpërfshirës”, theksoi drejtori Avdullai, duke uruar mirëseardhje dhe suksese për të punësuarit e rinj.
VLEN