Javë më parë në Universitetin e Tetovës, ndodhi një përplasje mes profesoreshës Besiana Mehmedi dhe një studenti, shkruan Alsat. Studentët ditë më parë treguan tmerrin që përjetuan nga sjellja e profesoreshës dhe se dhuna psikike, bullizmi sistematik përmes fjalëve të ndryshme fyese, kërcënimi që do i kapë për fyti si dhe ndjekja se çfarë pëlqejnë dhe çfarë shkruajnë në rrjete sociale nga profesoresha Besiana Mehmedi, janë vetëm disa nga arsyet pse grupi i studentëve të artit muzikor tash 3 javë bojkoton mësimin në këtë lëndë. Dekanati i Fakultetit të Arteve sot vendosi që profesores ti jap vërejtje me shkrim, ndërsa studentëve u ofroi që lëndët të cilat i ligjëron profesorja Besiana Mehmedi të mund ti mbajnë me profesor tjetër. Gjatë ditës së sotit ka qarkulluar një video në rrjetet sociale ku tregon se si ndodhi debatit mes profesoreshës dhe studentit.