Kjo farmaci u hap nga “Europharm” që është rrjeti farmaceutik me afro 100 farmaci në te gjithë Maqedoninë.
Struga Ekspres mëson se “Europharm” është e obliguar që të sjell një farmacist që nga largimi i farmacistit të kaluar dhe të sjellë një farmacist tjetër në ambientet e ambulantës së Frëngovës dhe jo ta mbyll farmacinë pa dhënë asnjë llogari para institucioneve përkatëse dhe banorëve të Frëngovës.
Banorët e Frëngovës pyesin institucionet përkatëse se pse u mbyll farmacia e Frëngovës dhe pse askush nuk jep llogari për këtë edhe pse kjo ambulantê duhet të ketë farmacinë e vet.
(Struga Ekspres)