Ejup Berisha
Pse Shqiptarët nuk mund të jenë President të RMV-së
Pse shqiptarët mund të bëhen Kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut apo dhe Kryetarë të Gjykatës supreme dhe të asaj Kushtetuese e asesi nuk mund të bëhen President shteti. Nëse dikush ka argumente reale dhe të qëndrueshme që të mi prezentojë dhe të më bind se shqiptari për këto apo për ato arsye nuk nund të bëhet President shteti, unë do ti pranoj ato pa kurrfar kundërshtimi dhe kurrë më nuk do ta inicoj qështjen në fjalë. Por unë e di që nuk ka argumente bindëse dhe të bazuara në fakte reale që të më bind se shqiptari i Maqedonisë së Veriut nuk mund të jetë në postin e Presidentit të shtetit. Këto janë opinione dhe bindje të stëvjetruara të cilat janë pavend. Bota bashkëkohore gjithmonë evoluon zhvillohet dhe ecën përpara këtë duhet ta bëjë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut pra kjo duhet ta mundësojë jo vetëmse kandidimin por edhe zgjedhjen e shqiptarëve në postin e Presidentit të Republikës. Në një shoqëri demokratike të gjithë qytetarët duhet të kenë mundësi të barbarta në të gjitha sferat e organizimit dhe verpimit shoqërorë dhe njerëzorë. Edhe ne si shqiptar duhet të na jepet mundësi e mirë dhe reale që të kandidojmë dhe të zgjedhemi jo vetëmse de jure por edhe de facto në postin e Presidentit të Republikës.Nëse kundërshtarët e idesë për mundësi të barabarta mendojne se nuk ka shqiptar të denjë, të aftë, të arsimuar, intelegjent dhe të përgatitur për këtë post atëher këta nuk i njohin aspak bashkshtetasit e tyre shqiptarët të cilët në aspekt të shkollimit dhe aftësimit shkencor dhe professional kanë ecur shumë përpara. Prandaj për ta vlersuar dike në çdo aspekt të jetës personale dhe profesionale atëher atë person duhesh ta njohësh mirë edhe personalisht më afër. Nëse dikush mund ta paragjykoj dhe tia mohoj aftësitë reale shqiptarit atëher unë atij i themë se nëse ka pak dyshime për aftësitë e shqiptarëve atyre shfrytëzoj rastin që tu theme se nëse këta dyshojnë se ka shqiptar shumë të përgatitur dhe të aftë atëher a mjafton të theme që ata janë në nivelin intelektual dhe njerëzor të Presidentëve që deri tani kanë qenë në postin N-1 në shtet. Këtu e përjashtoj vetëmse Ish Presidentin Ivanov i cili nuk e ka poseduar asnjërin nivel as atë intelektual e as atë njerëzorë për të qenë dy here President Republike. Dhe kur e përjashtojmë këtë person atëher të tjerët i kanë poseduar të dyja cilësitë e lartpërmendura.Se shqiptarët si kuadro të përgatitura, të afta dhe të dëshmuara mund të ushtrojnë poste të rëndësishme shtetërore dhe publike këtu në vendin tone këtë ata e kanë dëshmuar shumë shpesh dhe të njëjtët këtë vazhdojnë ta dëshmojnë edhe gjatë ditëve të sotme. Në Maqedoninë e Veriut konsideroj se kanë rënë tabutë lidhur me atë se a ka shqiptar të denjë dhe të zotë për të ushtruar poste shumë të rëndësishme dhe të larta politike në shtet. Për ta argumentuar këtë që e thashë më bindës është fakti i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të cilin nga opinioni në Maqedoni ka pranim dhe mirnjohje se i njëjti shumë mire dhe tepër profesionalisht po e ushtron postin e Kryetarit të organit më të lartë ligjvënës. Këto mirnjohje dhe pranimin e kanë bërë jo vetëm shqiptarët por edhe disa personalitete të rëndësishme maqedonase. Kryetari i tanishëm i Kuvendit po e ruan dhe po e respekton Kushtetutën dhe ligjet e RMV-së dhe për tua larguar dyshimet atyre që dyshojnë në të do tu theme se i njëjti akoma nuk ka vënë në rend dite miratim të ligjeve dhe akteve të tjera juridike nënligjore që janë kundër integritetit, tërësisë teritoriale dhe kundër sovranitetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një qasje të ngjashme pozitive ndaj shtetit dhe qytetarëve mund ta ketë edhe Presidenti i Republikës i cili mund një ditë të jetë edhe shqiptarë pse jo. Ky përpos që do ti mbronte i njëjti gjithashtu edhe do ti përparonte interesat e shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Prandaj as Kryetari i tanishëm i Kuvendit e as ndonjë President i Republikës i cili mund të jetë shqiptarë nuk do ta dëmtonin shtetin dhe qytetarët e RMV-së por përkundrazi të njëjtët do ta zhvillonin dhe përparonin shtetin por edhe do të punonin në realizimin e interesave të përgjithshëme dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu në RMV. Me bindje të gabueshme të vjetruara nuk mund të shkohet pëpara prandaj këto duhet të eliminohen dhe të zëvendësohen me bindje të reja pozitive dhe përparimtare.