Pse Sela kritikohet më shumë se Ahmeti?!
Sepse shpresa që BDI-ja të bëjë ndryshim ka vdekur!
Njerzit shohin shpresë tek Ziadin Sela si lider i partisë më të madhe shqiptare në opozitë, njerëzit, përfshi këtu edhe mua, presin që Sela të punojë seriozisht, të bëje OPOZITË e jo të luaje opozitë!
Zotri Sela flet shumë bukur, është i artikuluar, inteligjent dhe vizionar, por sikur t’i kishte edhe veprat ashtu siç i ka fjalët!
Njerzit që mendojnë se ai si lider i opozitës nuk po bën mjaftueshëm, jo medoemos janë të shitur në parti tjetër ose kanë inat personal me të!
Zotri Sela duhet t’mësohet t’pranoje kritika, të njëjtat t’i përdorë për të ndryshuar dhe për të mbledhur forca që të bëj ndryshim.
Nëse ai nuk mundet për çfarëdo arsye të bëje këtë ndryshim, le t’ia lëshon rrugën dikujt tjetër, jam i bindur se shqiptarët do i ishin mirënjohës për gjërat që i ka bë deri tani dhe për vetëdijen e lartë demokratike.
Zotri Sela tha se u ka besuar të gjithë partnerëve të koalicioneve që i la bërë deri tani! Të gjitha ato koalicione që i ka apo nuk i ka bërë, ia kanë zgjatur jetën BDI-së në pushtet.
Pse asnjëherë ai nuk ndalet me mendu se ku ka gabuar (nëse ka gabuar) ai që BDI-ja është ende në pushtet!
Pse z.Sela në vend se të pranojë gabimet e vazhdueshme me ose pa qëllim, vazhdon me e hedh fajin tjetër kund (tek analistë dhe gazetarët) e asnjëherë nuk e drejton gishtin tek vetja.
Z.Sela duhet ta kërkoje idealin e humbur brenda vetës, të tejkalojë inatet personale, të tejkaloje çdo pengesë për hirë të popullit dhe për hirë të ndryshimit që kërkohet.
Peace & Love
Besian Leka-Gazetar