Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPse nuk e mbështesim gruan, pse nuk e vlerësojmë sa duhet?

Pse nuk e mbështesim gruan, pse nuk e vlerësojmë sa duhet?

Vjehrra i tha: -Nuk i paske rradhitur mirë enët në makinën larëse, vetëm i paske grumbulluar!
Ajo tha: -Po i kam vënë me një dorë sepse bebin e kisha në krah dhe më qante.
Burri i tha me zë të lartë: -Pse nuk ma kishe hekurosur mirë këmishën?
Ajo i tha: -Isha pa gjumë dhe se kam parë mirë.
Vjehrri tha: -Gjella sonte mu duk e pa zier.
Ajo tha: -Më falni, sot s’jam ndjerë mirë, kam qenë shumë e lodhur.
Fëmijët: -Nënë, mësueja s’ma pëlqeu vizatimin dhe në detyra kisha patur gabime.
Ajo tha: -E di, por aq munda për sot 🥺

Unë them:
Këtë grua a e konsideroni robot apo njeri?
Kur do i jeni mirënjohës për veprimet e saja?
Sa duar ka kjo grua? Një sa për dhjetë?
Pse nuk i shfrytëzon secili duart e veta?
Pse nuk edukojmë breza që falenderojnë dhe japin mirënjohje?
Pse nuk e mbështesim gruan, pse nuk e vlerësojmë sa duhet?
Apo vetëm kur të sëmuret ose të shkojë në spital do i dihen dhe njihen vlerat?

Kujdesuni për gratë, për nënat e fëmijëve tuaj sepse ato janë buzëqeshja e shtëpisë, ato që i japin vlerë dhe bukuri jetës suaj, ato që i ngriti dhe i vlerësoi Zoti ju kurrsesi mos i përbuzni.
I jini ju mirënjohës fillimisht për mirësitë e tyre e pa dyshim se fëmijët do i vinë pas sjelljes suaj.

Nëse ato një ditë ndahen nga kjo botë, atëherë do shihni se sa e zymtë është jeta pa to!
E huazur…Shpërndajeni…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!