Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPse kryeministri Zaev i frikësohet Arben Taravarit? (FOTO)

Pse kryeministri Zaev i frikësohet Arben Taravarit? (FOTO)

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari ka qenë rreziku më i madh për kryeministrin Zoran Zaev. Burime qeveritare thonë për INA se sondazhet e zhvilluara lidhur me qeverisjen e muajve të parë të kabinetit Zaev rezultonin tejet negative për kryeministrin Zoran Zaev dhe ministra të tjerë, ndërsa në çdo anketë kryesonte Arben Taravari si ish-ministër i shëndetësisë.

“Ka pasur rezerva dhe frikë pasi që të gjitha sondazhet interne të Qeverisë dhe ato të LSDM nxirrnin në krye ministrin Arben Taravari, që ishte një model i ri në udhëheqjen e një dikasteri ministror dhe që kishte përfituar shumë qytetarë.”, theksoi për INA, një zyrtar i Qeverisë.

Kjo ishte dëshmuar edhe me anketën e shtatorit të 2017, kur Taravari ishte ministri më i preferuar nga qytetarët sipas anketës së Institutit amerikan IRI. Taravari kishte simpati më të madhe se vetë kryeministri Zoran Zaev.

22 për qind kishin përshtypje të mirë dhe kishin pritje nga ministri Taravari

20 për qind për kryeministrin Zoran Zaev

Taravari për herë të parë kishte hyrë edhe në listën e politikanëve që gëzonte 2 për qind të përkrahjes, duke qenë edhe më shumë se disa liderë të partive politike.

Ndërsa, pasardhësi i tij Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dalur ministri më i dështuar sipas anketës së Televizionit Telma dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila është realizuar nga 15-23 maj me 1052 anketues. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!