Gjatë kohës së protestave kundër ndryshimit të emrit janë hedhur koktej molotovi para Kuvendit e të cilat nuk janë ndezur. Gjatë protestave vërehet prania e madhe e produkteve të ndryshme me të cilat është gjuajtur drejt kuvendit, njofton Medial.mk.
Protestat ende po vazhdojnë ku të pranishmit këndojnë këngë patriotike të cilët brohorisin “Maqedonia”, dhe “Maqedonia e maqedonasve”, gjithashtu ata bëjnë thirrje që populli t’iu bashkangjitet duke porositur se nuk do të lejojnë ndryshim të emrit.
Ndërkaq thirrje për pjesëmarrje në protesta kundër ndryshimit të emrit para kuvendit kanë bërë edhe tifo grupi “Komiti”.