Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiProtestohet para policisë së Strugës për zbardhjen e rastit të Ali Reçit...

Protestohet para policisë së Strugës për zbardhjen e rastit të Ali Reçit nga Veleshta (FOTO)

Para stacionit policor në Strugë si dhe gjykatës Themelore, rreth 50 persona kanë filluar protestat ku është kërkuar nga institucionet dhe autoritetet që të zbardhet rasti i vrasjes së 9 vjeçarit Ali Reçi nga Veleshta e Strugës, që ka ndodhur më 13 tetor të vitit 2001.

Familja e fëmiut të vrarë edhe pas 15 viteve nuk kanë marrë asnjë përgjigje, kush e ka kryer vrasjen, pasi që obduksioni kishte konkluduar se vdekja kishte ndodhur në mënyrë të dhunshme.

Autoritetet kanë thënë se po punojnë në zbardhjen e rastit edhe pse nga kjo tragjedi kanë kaluar pothuajse dy dekada, dhe nuk ka asnjë të dyshuar deri tani.

Ditën e 13 nëntorit, 9 vjeçari Ali ishte nisur nga shkolla për në shtëpi në ora 16.00 pas përfundimit të orarit. Mirëpo, nuk arriti të kthehet kurr në shtëpi. Familja e tij e kishin kërkuar gjithë natën, mirëpo pa sukses. Fëmija ishte gjetur i vdekur ditën e nesërme në afërsi të lumit me shenja të dhunës në kokë./Alsat

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments