Pak më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra. Por Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas protestës së Sali Berishës në selinë e PD. Ai ka ndarë një shprehje në rrjetet sociale.
“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”, shkruan Rama.
Berisha pasi mbylli protestën e tij njoftoi se do të ketë protesta të tjera në të gjithë Shqipërinë deri në arritjen e qëllimit.