Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni"Protesta dje ishte e qetë, sot do të ketë bllokada në tërë...

“Protesta dje ishte e qetë, sot do të ketë bllokada në tërë Maqedoninë e Veriut”

Protesta ditën e djeshme ishte e qetë dhe përfundoi pa ndonjë incident.
Në fillim kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se partia e tij nuk do të mbështesë asnjë ndryshim kushtetues në Kuvend.

Më pas protestuesit vazhduan marshin deri tek Ministria e Drejtësisë, teksa aty në mënyrë simbolike vendosën lule dhe kërkuan dorëheqje.

Dorëheqje protestuesit kërkuan edhe para Kuvendit me moton “Ultimatum- Jo, faleminderit”.
Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e djeshme “Ultimatum, JO faleminderit” njoftoi se nga nesër do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez.

“Do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments