Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProkurori Islam Abazi u zgjodh kryetar i ri i Prokurorisë për Ndjekjen...

Prokurori Islam Abazi u zgjodh kryetar i ri i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar

Prokurori Islam Abazi nga Gostivari është zgjedhur kryetar i ri i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Me vetëm dy vota në epërsi ndaj kandidatëve të tjerë, Islam Abazi është zgjedhur në krye të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell “Fokus”.

Ai deri tani ka qenë kryetar i Prokurorisë më të lartë në Gostivar. Pas tij me një diferencë të ngushtë ishte radhitur kandidati i dytë Ermon Neziri nga Prokuroria e Shkupit, ndërsa në garë ishin edhe prokurorja Desa Paunovska, si dhe ish-kryetarja e suspenduar e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Vilma Ruskovska. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments