Prokurorja e PSP-së Lençe Ristovska në konferencë për shtyp e pyetur se ka ardhur sot në punë Prokurorja Speciale, Katica Janeva, tha se nuk është takuar me të gjatë ditës së sotme dhe se nuk e di se ku është ajo.
“Sot nuk jam takuar në lidhje me dorëheqjen. Sot nuk kam pasur kontakt. Nuk kemi qenë të informuar as për qëllimet e saj. Dorëheqja sa e di është deri në gjetjen e zgjidhjes”, tha Lençe Ristovska, përcjell SHENJA.
Ajo tha se nuk ka informacione nëse prokuror tjerë të PSP-së janë të ftuar, por shpreson që e tërë procedura lidhur me rastin të mbarojë sa më shpejtë.
E pyetur për mungesën e saj, kohën e fundit, Ristoska tha se “Kjo ishte pjesë e strategji, por e rëndësishme që sot jemi këtu”.