Profesori univeristar Ardian Gola, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar me autostradat e Kosovës të cilat janë ndërtuar viteve të fundit.
Gola, ka thënë se nëse shihet kjo çfarë po thuhet për to atëherë Kosova qënka ”kampion” në Ballkan madje i afrohet edhe Gjermnisë.
Por Gola ka pyetur se kujt po ia shtrojnë këtë asfalt? ku rinia po ikë e po shkollohet jashtë, ku të sëmuarit po shërohen në Maqedoni e poashtu ku mbi 15 mijë persona po largohen çdo vit jashtë Kosovës.
Postimi i tij:
Kur jemi te autostradat, sipas matjeve te mia amatoreske Kosova po duket se eshte kampion ne Ballkan me rrjet te autostradave. Matjet e meposhtme jane per 1.000 km2 territor.
1. Kroacise po i dalin 20km (1.313.8 km autostrade per 56,594 km2 territor)
2. Serbise po i dalin 14km (1.154 km autostrade per 77,474 km2 territor)
3. Maqedonise po i dalin 9km (242 km per 25,713 km2 territor)
Nese Kosoves ia llogarisim afersisht 350 km autostrada i del qe per 1,000 km2 t’i kete 32km autostrade.
Kjo i afrohet Gjermanise qe i ka 36 km per 1,000km (12.996 km autostrade per 357.000 km territor) dhe eshte shume larg Frances e cila i ka vec 21 km per 1.000km (11.882 km autostrade per 551.500 km2 territor)
Rinine tuj e shkollu n’Perendim. Te semuret tuj i sheru n’Maqedoni. Per nje dekade nga Kosova kane ikur 150,000 vete. Dmth 15,000 per vit. E kujt hamamin po ia shtroni kete asfalt?!