Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiProf.Verdat Kolonja falenderon publikisht ish nxënësin e tij Driton Coma, sot arkitekt...

Prof.Verdat Kolonja falenderon publikisht ish nxënësin e tij Driton Coma, sot arkitekt i njohur në Vjenë. Dhuroi llaptopë për nxënësit e klasës së tij në Niko Nestor (FOTO)

Inxhinieri i Ndërtimtarisë, Verdat Kolonja njëkohësisht mêsimdhënës në shkollën e mesme profesionale falenderon publikisht për dhurimin e Llaptopëve ish nxënësin e tij Driton Coma, sot arkitekt i njohur në Vjenë,informon Struga Ekspres.

Ja postimi i plotë i prof.Verdat Kolonja:

“Arkitekt Driton Coma ish nxënësi im, i diplomuar në VIENË dhe me punë profesionale po në VIENË – Austri, RESPEKTE.
Ju falënderoj në emrin tim dhe të nxënësve të mi, viti i dytë, drejtimi profesional teknik i arkitekturës, të cilët në pamundësi për tu pajisur me kompjuter për mbajtje të mësimit nga distanca – online, për shkaqe ekonomike, ju me zemërbardhësinë tuaj dhe bujarinë tradicionale familjare edhe në këtë rast u treguat shumë bujar dhe na dërguat laptop për NE nxënësit.
Ne, profesori kujdestar dhe nxënësit, ju falënderojmë përzemërsisht, njëkohësisht nga zemra jonë, ju urojmë shëndet, suksese në punën tuaj profesionale dhe gjithë të mirat për Ju dhe familjen tuaj.
🙏”,u shpreh prof.Verdat Kolonja.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments