Qytetarët e Rajonit numër IV-të, të Qytetit e Strugës në tubimin qytetarë që u mbajt në hapësirat e Shkollës fillore”Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, pas viteve “90 për herë të zgjodhen organet drejtuese të “Bashkësisë Urbane-Rajoni IV”në atë pjesë të qytetit duke formuar Këshillin e Bashkësisë Urbane, ku zgjodhën Kryetarin,Sekretarin dhe Arkëtarin e “Bashkësisë Urbane”-Rajoni IV në qytetin e Strugës.Ku për kryetar u zgjodh profesori nga shkolla e mesme Niko Nestori në Strugë,z.Ibadet Ismaili,kurse për sekretar u zgjodh z-ti Ivica Zataroski ndërsa për arkëtar u zgjodh arsimtari z-zi Feti Meta.Siç dihet Qyteti i Strugës është i ndarë brenda në 4 “minibashki”Rajone I,II,III dhe rajoni i IV-të.Qëllimi dhe detyrat e këtyre “minibashkive “është që nëpërmjet formave të qeverisjes vendore duke bashkëpunuar me organet Komunale dhe Organet e qeverisjes qëndrore të zgjedhin problemet komunale të tyre si dhe mbrojtjen në kohë të poullatës dhe të mirat materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe elementare si dhe të orientojë dhe sugjerojë qytetarët për mënyrën e realizimit të të drejtave të tyre.Prandaj në të ardhmen qytetarët e Rajonit të IV-të në qytetin e Strugës e kanë adresën e tyre për bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve të përditshme që i tangojnë qytetarët.Njësia për Bashëpunim me Bashkësitë Vendore dhe mbrojtje dhe Shpëtim në ditët dhe javët në vijim do të Organizojë zgjedhje edhe në vendbanimet tjera të Komunës së Strugës,ku ditën e Diel parashihet mbajtja e Tubimit Qytetar në fshatin Zagraçan në ora 20 e 30 si dhe në
ditët në vijim në Dollogozhdë,Livadhi,Zhepin si dhe në Rajonin I,II dhe III në qytetin e Strugës,këto organizime bëhen gjithmonë me kërkesë e qytetarëve të vendbanimeve, përcjell Struga Ekspres.