Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniProdhimet bujqësore nga Maqedonia, kanë më shumë nevojë për promovim

Prodhimet bujqësore nga Maqedonia, kanë më shumë nevojë për promovim

Maqedonia e Veriut ka prodhim bujqësor cilësor, por nevojitet më shumë promovim.

Duke rritur ndërgjegjësimin për blerjen e produkteve vendase, mbështetet drejtpërdrejt sektori i bujqësisë, i cili luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e përgjithshme.

Ky ishte një nga mesazhet kryesore që dërgoi panairi i dytë i bujqësisë i mbajtur në Strumicë, ku morën pjesë rreth njëqind ekspozues nga vendi dhe jashtë.

Panairi ka marrë mbështetje edhe nga Ministria përkatëse e Bujqësisë, nga ku thonë se përmes programeve që kanë në vazhdimësi, mbështesin nismat për zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe vlerën e shtuar të tij.

Përveç prodhuesve, në panair morën pjesë përfaqësues nga institucionet shkencore, prodhues të materialeve farëra dhe importues të makinerive bujqësore, të cilët prezantuan risitë në këtë sektor.

Në kuadër të panairit u mbajt panel diskutim me temën e ardhmja e bujqësisë maqedonase, si dhe u mbajtën ligjërata eksperte kushtuar bletarëve dhe kopshtarisë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments