PËR TI INFORMUAR TË PAINFORMUARIT
NPN Proaqua Strugë në kundërpërgjigje ndaj akuzave të Këshilltarëve Berat Kolonja dhe Ermis Kala e sheh të arsyeshme të reagojë me qëllim që të mos krijohen konfuzione dhe dezinformata.
Investitori i projektit për linjën e re të ujësjellësit të fshatit Ladorisht është Komuna e Strugës dhe Agjensioni për zhvillim, e i njëjti përbëhet nga 3 faza.
Faza e parë është e paraparë të përfundojë deri në fund të vitit 2019, por sipas gjitha gjasave do të përfundojë para kohe, ndërsa kemi aplikuar për financim të fazës së dytë që ti grumbullojmë mjetet e nevojshme për fillimin e të njëjtës.
Ekipet tona janë vazhdimisht në teren për ti realizuar lidhjet sa më shpejt që të mund të vazhdojmë me fazat e tjera.
Faza e parë përfshinte gjatësi prej 1 kilometri përgjatë rrugës kryesore të fshatit dhe pas përfundimit të të gjitha lidhjeve në rrjetin e ri, kompania e cila ishte e angazhuar për ti realizuar punimet ndërtimore, e ka për obligim që ta ktheje vendin në gjendje fillestare, gjegjësisht të bëjë asfaltimin e pjesës së prishur.
E theksojmë që kjo fazë është ende në vijim e sipër e prandaj nuk mund të asfaltohet para se të përfundojë, ndërsa sa i përket asfaltimit të të gjithë rrugës, ai projekt është kompetencë e realizuesit të proektit dhe nuk i takon NPN Proaquas e kështu ne nuk mund të japim llogari për të njëjtën.
Sa i përket investimeve për ujësjellës në këtë fshat në vitet e fundit, ka pasur vetëm një investim të vogël në kohën e drejtorit Aqif Ajro i cili është financuar nga një fond i fshatit, ndërsa sot bëhen investime të mëdha që investohen nga ana e Komunës së Strugës dhe organizatave të tjera shtetërore dhe ndërkombëtare.
Për rezervuarin gjithashtu e kemi paraparë që të bëjmë një investim dhe të njëjtin ta sanojmë në mënyrën më të duhur.
Nga ana tjetër në lidhje me ujin e pijshëm, ne si ndërmarrje rregullisht e kemi informuar popullatën në rastet kur uji nuk ka qenë i sigurt për pije edhe atë duke i publikuar edhe raportet nga institucionet përkatëse që merren me kontrollimin e sigurisë së ujit. Në rastet kur uji nuk ka qenë i sigurt kemi informuar edhe nëpërmjet web faqes tonë dhe gjithashtu edhe nëpër mediume të ndryshme, e këto njoftime i kemi tërhequr kur uji ka qenë përsëri i sigurt për pije.
Në ditën e nesërme do të keni raportin e fundit mbi sigurinë e ujit për pije i cili edhe një herë tregon se uji është plotësisht i sigurt në të gjitha pikat e kontrollit ku janë marrë mostrat.
Me respekt,
NPN Proaqua Strugë