Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPritje të gjata dhe të mundimshme për mërgimtarët

Pritje të gjata dhe të mundimshme për mërgimtarët

Në vendëkalimin kufitarë Presheve-Tabanoc edhe sivjetë vërehet një fluks i madhë i mërgimtarëve i përcjellur me kolona të gjata dhe pritje të
mundimshme të cilat shkaktohen si pasojë e kontrollimeve të detajizuara doganore dhe formale nga ana autoriteve policore.

Gjatë sezonit të pushimeve verore po shënohet një frekuentim i madhë i mërgimtarëve nga Maqedonia dhe turistëve të ndryshëm të cilët janë nisur ti kalojnë
pushimet në vendlindje dhe bregdetet e vendeve fqinje.

Hapja e sistemit “One Stop” apo “Një ndalesë” në Tabanoc është promovuar qysh në vitin 2019 nga kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Atëbotë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tha se kishte ndarë 2.8 milionë euro nga arka e shtetit për realizimin e këtij projekti.

Megjithatë, gjendja në terren duket ndryshe.

Maqedonia e Veriut, bashkë me Shqipërinë dhe Serbinë – si vende të nismës së njohur si Ballkani i Hapur – kanë rënë dakord, madje, edhe për një korsi të veçantë në Tabanoc për qytetarët e këtyre tri vendeve.

Ndonëse nga zyrtarët është thënë se ajo do të përshpejtojë qarkullimin e udhëtarëve dhe të mallrave, shumë mërgimtarë shprehen pesimist:

“Çfarë Ballkani i Hapur, asgjë nuk funksionon në praktikë. Radhët mbeten të gjata”, thonë mërgimtarët. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments