Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPritet ardhja e Selës nga Amerika për riformatimin e qeverisë!

Pritet ardhja e Selës nga Amerika për riformatimin e qeverisë!

Me daljen e ish Ministrit të shëndetësisë nga posti, Qeveria e Maqedonisë, vazhdon të jetë jo e plotë në kabinetin e saj Qeveritar.

Që atëherë, në Qeveri, mes partive që përbëjnë koalicionin, janë thurrur disa matematika, por deri më tani, si duket, asnjëra nuk ka rezultuar e suksesshme. I kujt është faji për këtë.

Me siguri se i përplasjeve që ndodhën mes BDI-së dhe Aleancës për gjatë zgjedhjeve lokale, për pasojë të së cilës, edhe u ftohen pasksa raportet mes partnerëve shqiptarë të koalicionit. Por, tani, Qeveria parasheh një reformë pak më të gjerë në kabinetin Qeveritar.

Me që Reformat në drejtoësi po shikohen si më të vështira, Ministria e Shëndetësisë ka kaluar në dorë të dytë. Sipas informatave tonë në Qeveri, po flitet se më tepër është duke u biseduar për resorin e Drejtësisë, të cilin, me gjasë, do e merr LSDM, e cila do që të shtyp më tepër pedalen, për ndryshimet/reformat në drejtësi, ndërsa në këmbim, Bashkimit Demokratik për integrim t`i jepet një Ministri tjetër, me gjasë ajo e pushtetit lokal.

Nga ana tjetër, për Ministrinë e Shëndetësisë, kanë këmbëngulur të tre partnerët e koalicionit, Sela nga radhët e Aleancës, nuk do që ta lëshojë këtë post, dhe për të njëjtin ka propozuar madje edhe emrin e mundshëm të personit që do drejtonte Shëndetësinë, dhe është Vullnet Ferati.

Për të njëjtin post, siç informohemi nga BDI, po vrapon edhe partia e Ahmetit, të cilët, në këmbim, Selës pritet t`i ofrojnë një zëvendës kryeministër dhe një zëvendës ministër, pa i bërë publik se cilët janë këto emra-poste.

Të pyetur në Qeveri, për Tetova 1 kanë deklaruar se bisedimet po rrjedhin në këtë drejtim dhe se brenda ditëve pritet të ketë edhe zgjidhje konkrete, ndërkohë që vonesën e deritanishme, e kanë arsyetuar me faktin se, Zieadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, ndodhet për udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se pritet të kthehet që të mund të merret vendimi.

Përndryshe, në këto rotacione, nga Qeveria pritet të largohet kreu i RDK-së, Vesel Memedi, sidomos pas spekulimeve të fundit, të përfshirjes së tij në disa afera më VMRO-në, të cilët rezultojnë ende të pakonfirmuara…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!