Betohet duke u perlotur para flamurit te saj qe e ndjeu aq shume,e puth dhe e shtrengon me shume emocion,ajo eshte presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq e cila beri betimin sot.
Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin.
“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviq.
Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.
Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Se sa emocionuese ishte betimi, tregojnë edhe fotografitë ku Kitaroviq pasi që e puth flamurin kroat, shpërthen në lot.