Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderPresidentja kroate beson se do të fitojnë

Presidentja kroate beson se do të fitojnë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, tha se ishte e bindur në lidhje me fitoren e Kroacisë në finalen e madhe të Moskës përballë Francës.

Duke folur me gazetarët në aeroportin e Zagrebit këtë mëngjes, para se të niset për në kryeqytetin rus ku do të marrë pjesë në takimin me presidentin Putin, Grabar-Kitaroviç tha se ndonëse shpresonte, kurrë se kishte menduar mbërritjen deri në finale.

“Ja ku jemi, në finalen e Kupës së Botës dhe jemi krenar për djemtë tanë, besoj te fitorja”, tha presidentja, raportojnë mediat lokale.

Grabar-Kitaroviç shtoi se ky moment magjik për futbollin kroat mund të ndikojë pozitivisht në sektorët e tjerë të jetës së vendit: “Duhet të përcjellim mesazhin se jemi një komb talentesh jo vetëm në sport, por edhe në shumë sektorë dhe aktivitete të tjera”, tha ajo.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments