Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në rezidencë Yll Morinën, djaloshin 13-vjeçar i cili ëshë një gjeni në matematikë, përcjell TV21. Pendarovski thotë se i uroi djaloshit 13 vjeç suksese të tjera në rrugën për të përsosur talentin e tij.
“Gjeniu i matematikës që në moshën katër vjeçare zgjidh probleme dhe ndan njohuritë e tij publikisht përmes videove edukative në internet”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.