Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriPresidenti i Shqipërisë takon arbëreshët në Itali: Mirënjohës që ruajtët gjuhën e...

Presidenti i Shqipërisë takon arbëreshët në Itali: Mirënjohës që ruajtët gjuhën e Skënderbeut

Ilir Meta u prit me entuziazëm nga arbëreshët e Italisë, në vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Në Kalabri, Meta u takua me presidenti italian Sergio Mattarella, i cili e shoqëroi gjatë gjithë vizitës homologun shqiptar.

Fjalimin e mirënjohjes, Presidenti shqiptar e mbajti në kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona.

“Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për 25 vite me radhë, jo vetëm mbrojti lirinë e kombit tonë, por u bë dhe mburojë për mbarë krishterimin dhe qytetërimin evropian. Ky kontribut i mirënjohur është dokumentuar edhe në marrëdhëniet e tij diplomatike, ushtarake e miqësore me Mbretërinë e Napolit, me Papatin dhe me Republikën e Venedikut. Fatkeqësisht, me vdekjen e tij 550 vjet më parë, pushtimi otoman solli edhe ‘eksodin e madh’ të arbëreshëve drejt brigjeve të Italisë”, tha Meta.

“Mbi të gjitha, ne u jemi mirënjohës pafundësisht arbëreshëve për kontributin më të çmuar që kanë dhënë për kombin tonë: përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut ndër shekuj”, u shpreh më tej ai.

Në këtë vizitë në Itali, Meta shoqërohej nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments