Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëPresidenti Hashim Thaçi në Prekaz para nisjes në Hagë: Dielli do të...

Presidenti Hashim Thaçi në Prekaz para nisjes në Hagë: Dielli do të lindë përsëri…

Para se të niset për në Hagë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Prekazin. Aty ai tha se nderoi komandantin legjendar Adem Jashari dhe të gjithë luftëtarët e UÇK’së.

Familjarët e dëshmorëve e të bashkëluftëtarëve ditëve të fundit kanë qenë nikoqirë të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Vizitat e tilla Thaçi i nisi disa ditë pas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzën ndaj tij.

Ndërkohë disa ditë para se të intervistohet në Hagë nga Prokuroria Speciale, ish-kryeministri ka vizituar Prekazin.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.

Por Thaçi këtë herë, ndryshe prej vizitave të tjera nuk ka takuar anëtarët e familjes Jashari.

Në mesin e familjeve që Thaçi u ka shkuar për vizitë së fundi është edhe ajo e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për të cilin gjithashtu ka propozim-aktakuzë.

Ndërkohë Thaçi ditë më parë njoftoi se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Thaçi ka thënë se të hënën (13 korrik) do të udhëtojë për në Hagë.

“Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi”, thuhet në njoftimin e presidentit të postuar në rrjetin social Facebook.

Me 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Përmbajtja e aktakuzave është konfidenciale derisa gjyqtari t’i konfirmojë ato.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka maksimum gjashtë muaj, nga muaji prill, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!