Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionPremtim Dema: Lamtumirë Ali, me ty edhe BDI

Premtim Dema: Lamtumirë Ali, me ty edhe BDI

Lamtumirë Ali, me ty edhe BDI

Mbas dy dekadash, ditët e Aliut dhe BDI-së janë të numëruara, një e mire në rradhë të parë për shqiptarët por edhe për Republiken e Maqedonisë.

Aliu që “rrëzoj Jugosllavine” u rrëzua prej atyre që kërkonte të bashkohen, dhe ja ku ndodhi ajo qe Aliu kerkoi.

Nuk ka pasur më shumë zhvatje dhe presion shqiparët se nën udhëheqjen e Neokomunistit që u shëndrrua në pseudodemokrat Ali Ahmeti. Por edhe Republika e Maqedonisë në dy dekada ka qënë peng i organizates BDI.

A duhet të “qajme” a të gëzohemi kur vjen fundi i nje Lideri te tipit Ali Ahmeti. Mendoj që duhet të gëzohemi për një të ardhme më të mirë, të ketë zhvillim demokratik brenda partive dhe asesi më diktaturë 20 vjeçare.

BDI e Aliut nuk ka qënë parti, por ka qënë parti-shetet dhe kontroll total mbi popullin, apo paralelizmi i PPSH-së së Enverit dikur.

Dhe kjo ka funksionuar kështu:

Do të punësohesh? do te investosh? do të urzuposh? do të mbrosh krimin? apo edhe të shkollohesh? për të gjitha këto kujdeset nëna Parti, mjafton të jesh servil i sajë.

Kontroll dhe presion psiqik mbi çdo familje,individ apo biznes.

Ky aparat i kontrollit total, e ka bërë të pamundur që Republika e Maqedonisë të ketë një qeveri pa organizaten BDI.
Partitë më të mëdha politike në kampin Maqedon janë detyruar njeriut nga Zajazi dhe të huajt kanë menduar se shqiptarët i mban vetëm kjo organizate nën kontroll, te gjithë nën diktatin e Aliut. Kjo me kujton Stalinin, Enverin, Mao dhe me rradhë, të gjithë këta janë njerez që Aliu i ri i ka adhuruar.
Edhe tash lexojmë dhe ndëgjojmë kërcënime, nacionalizëm të zgjuar dhe thirrje për revoltë dhe desatbilizim nga organizata BDI.

Rrezimi i organizates BDI nga pushteti nuk është fundi i botës por fillimi i një rruge të re i respektit të ndërsjelltë të komuniteteve në Republikën e Maqedonise.

Kurrë nuk duhet të lejohet qeverisja sipas sistemit fituesi me fituesin, kjo metodë reflekton ndarjen, mosbesimin dhe kontrollin e qytetarve të Republikes. Kete parim organizata BDI vetë e kërkoi dhe vetë e shkatrroi.
Gabimi jot i parë Ali dhe fillimi i fundit.

Po të duan zhvillim Miçkovski, Sela, Kasami, Gashi dhe Apasiev atëher duet të qendrojnë bllok kundër së keqes njëzet vjeçare. Dhe kursesi mos bëhen pjesë e lojes qe ka filluar BDI.

Lamtumirë Ali, lamtumirë BDI.
Premtim Dema

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!