Prej sot s’ka kafe jashtë, rri në shtëpi!

0
13

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli masa shtesë, me qëllim të ballafaqimit në mënyrë sa më efikase kundër përhapjes së Korona Virusit duke i mbyllur të gjitha dyqanet në Qendrat Tregëtare në vend,përcjell Struga Ekspres.

Do të punojnë vetëm marketet, farmacitë dhe restoranet që do të pregadisin ushqime me porosi online.

Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese.

Brenda 48 orëve pas vendimit mbyllet aeroporti i Ohrit, përkatësishtë pika kufitare e Aeroportit.(Struga Ekspres)