Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPrej sot nafta dhe benzina është më shtrenjtë

Prej sot nafta dhe benzina është më shtrenjtë

Nga mesnata sërish janë shtrenjtuar çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Kompanitë vendore të biznesit të naftës edhe këtë javë do t’i diktojnë vet çmimet në pompat e benzinës.

Kompania “MakPetroll” në faqen e saj të internetit ka bërë të ditur edhe çmimet e reja të karburanteve që do të shiten pas mesnatës. Kështu, prej sot çmimet e benzinës do të rriten me 1 denarë, ndërsa çmimet e dizelit për 2 denarë, edhe vaji ekstra i lehtë do të rritet. Të njëjtën gjë pritet të bëjnë dhe kompanitë e tjera pasi çmimet në bursat botërore ditët e fundit kanë shënuar rritje.

Sipas kompanisë MakPetroll këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës, bazuar në tabelën e publikuar nga vetë kompania:

Ultra 95+ Economy do të shitet me 72,00 denarë për litër;

Ultra 100 Race Pro do të shitet me 74,00 denarë për litër;

Ultra Diesel Green Power do të shitet me 66,00 denarë për litër;

Ultra Diesel Bio Power do të shitet me 67,00 denarë për litër;

Vaji ekstra i lehtë do të shitet me 54,50 denarë për litër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments