Thursday, November 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPrej nesër rritet për 5% tvsh-ja e mbi 400 produkteve

Prej nesër rritet për 5% tvsh-ja e mbi 400 produkteve

Prej nesër mbi 400 produkte ushqimore do të kenë rritje të tatimit të vlerës së shtuar nga 5% në 10%. Kjo bëhet si pasojë e vendimit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV numër 203/2023. Vendimin për rritjen e TVSH-së për 5 për qind, qeveria e mori më 28 shtator të këtij viti.

Produktet të cilat deri tani janë kategorizuar në bazë të nenit 30 të Ligjit për TVSH duke pas TVSH prej 5% prej nesër do të kategorizohet në bazë të nenit 30-a të po këtij Ligj, rrjedhimisht për këto produkte do të ketë rritje të TVSH-së nga 5 në 10%. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare me datë 28.09.2023 dhe fillon të zbatohet 8 ditë pas publikimit, konkretisht me 06.10.2023. ky vendim ndikon edhe në rritjen e çmimeve të cilat do të reflektojnë dhe ndikojnë ndjeshëm edhe për konsumatorët të cilët janë obligues për pagesën e TVSH-së. Ndër produktet që do të kenë rritje të TVSH-së janë : Mishi, produktet e qumështit si gjiza djathi, kaçkavalli, produktet e sheqerit, erëzat pemët dhe perimet, uji, peshku.

Neni 30- a i ligjit për TVSH-në thotë:

Neni 30-A

“Norma preferenciale prej 10% zbatohet për shitjen dhe importin e produkteve të tjera për konsum njerëzorë në përputhje me nenin 30 të këtij ligji. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më në detaje përcakton mallrat dhe shërbimet nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, qarkullimi i të cilave tatimohet me shkallë preferenciale tatimore të tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10%”.

Produktet me TVSH të rritur prej nesër do të rëndojnë xhepin e qytetarëve, ndërkohë një javë më parë qeveria ka bërë ulje të çmimeve të 50 produkteve ushqimore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!