Prej nesër ka ndryshim të përkohshëm të qarkullimit në rrugën Presekë-Pesoçan

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ndryshim i përkohshëm në qarkullim me devijime – kalim nga një korsi në tjetrën do të vendoset prej nesër në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Presekë – Pesoçan).
Siç kumtuan nga “Rrugët e Maqedonisë”, për vendosjen e ndryshimit tashmë është vendosur sinjalizim përkatës në rrugë. Sipas njoftimit të marrë nga SHA Ilinden Strugë, e cila kryen punimet ndërtimore, ky regjim i trafikut do të zgjasë deri në përfundimin e tyre.