Sektori për punë të brendshme në Strumicë ka ngritur padi penale kundër 29 vjeçarit M.A nga Strumica për shkak të dyshimit se ka bërë veprën penale „fshehje të tatimit “.
Nga MPB thonë se M.A gjatë vitit 2016 ka realizuar edhe të ardhura prej 1.502.583 denarë të cilat i ka pranuar përmes transferit të shpejtë të parave pa paguar tatimin ndaj shtetit.
Në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 150.258 denarë.