Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëPranohen në spitale, të lënduarit e parë me mjete plasëse

Pranohen në spitale, të lënduarit e parë me mjete plasëse

Në Prishtinë, një qytetar 43-vjeçar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pas lëndimeve që ka marrë nga mjetet piroteknike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, lëndimet e këtij qytetari janë të lehta.

Zëdhënësi Krasniqi ka treguar edhe për një rast tjetër të plagosjes nga mjetet plasëse. Ky rast ka ndodhur në Istog. Qytetari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi tha se rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.

Bajram Krasniqi u ka apeluar qytetarëve që të kenë kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë shënimit të ndërrimit të motmoteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka marrë masa për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në këtë natë festive.

Policia bëri thirrje që fëmijët të mos lejohen të përdorin mjete piroteknike për të shmangur ndonjë aksident.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!