Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPostet ministrore, mosmarrëveshje brenda BDI-së

Postet ministrore, mosmarrëveshje brenda BDI-së

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca parlamentare për emërimin e Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të ligjvënësit. Edhe përskaj paralajmërimeve të një ditë më parë nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti se seanca do të vazhdojë gjatë ditës së sotme, kjo nuk ndodhi.


“Nesër do të zgjedhim Kryetarin e Parlamentit, shokun tonë, Talat Xhaferrin- kishte thënë më herët Ali Ahmeti, BDI.

Burime nga Kuvendi thonë se konsultimet po vazhdojnë dhe se nuk dihet çfarë vendimi do të merret. Ndërkaq bruime nga LSDM-ja kanë thënë se seanca konstituive në të cilën do të zgjedhet kryeparlamentari, do të mbahet të premten. Jozyrtarisht, kjo situatë e paqartë është rezultat i debatit të ashpër që mbizotëroi në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me ç’rast degë të caktuara të kësaj partie kanë qenë të pakënaqura me ndarjen e resorëve. Dega e Çairit dhe Sarajit kanë kundërshtuar emërimin e sekretarit të përgjithshëm, Artan Grubi për zy/kryeministër të parë dhe Ministër për Sistem politik. Ndërsa dega e Strugës dhe ajo e Likovës kanë kërkuar poste ministrore. Si pasojë, Këshilli i Përgjithshëm i integristëve mbeti mbrëmë pa një vendim për atë se kujt do t’i ndahet dikasteri i Shoqërisë informatike dhe Administratës. Burimet nga dega e Sarajit nuk i mohojnë pakënaqësitë, por nuk japin detaje me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje të brendshme të partisë.

Anesa Salihu

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments