Si falënderim për punën veçanërisht të vështirë në krizën e koronavirusit, shumë punonjës të postave marrin një shpërblim. Por jo të gjithë
Punonjësit e postës aktualisht janë duke bërë një punë nën stres të veçantë. Siç dihet, për shkak të kufizimeve për të dalë, shumë zviceranë, blerjet e tyre i bëjnë me porosi, dhe porositë vijnë përmes postës.
Për këtë arsye posta aktualisht ka një mbingarkesë pune, madje më të madhe se ajo që ndodh zakonisht para festave të krishtlindjes, shkruan albinfo..ch
Prandaj Posta e zvicrës tani po e nderon këtë sakrificë me një premi koronavirusi prej 500 frangash, shkruan 20minuten.ch. Ajo u paguhet punonjësve të zyrave postare, të Logjistikës, të bartjes së letrave si dhe atyre të shërbimit të menaxhimit të pasurive të patundshme (pastrim, mirëmbajtje), raporton shoqata e personelit Transfair.
Bonusi është dhënë për performancën e punonjësve në këtë situatë të jashtëzakonshme, shpjegon zëdhënësi i Postës Oliver Flüeler: “Në krizën e koronavirusit, punonjësit e Postës së Zvicrës janë duke bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar shërbimet themelore postare edhe në këtë situatë të vështirë”, transmeton albinfo.ch.
Kushti për të marrë këtë premi është që të keni punuar të paktën dhjetë ditë midis 9 marsit dhe 10 prillit. Ata që kanë pasur një normë pune më pak se 50 për qind, marrin nga 250 franga, përcjell albinfo.ch. Praktikantët që ishin në “ijën e parë të kujdesit parësor” marrin gjithashtu një shpërblim prej 150 frangash.