Wednesday, September 3, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPORTRET/ Kushtuar Komandant STRUGËS-Nuri Mazarit (1979-11.07.2005)

PORTRET/ Kushtuar Komandant STRUGËS-Nuri Mazarit (1979-11.07.2005)

PORTRET
Kushtuar Komandant STRUGËS-Nuri Mazrit (1979-11.07.2005)
me rastin e 20 vjetorit të vrasjes tinzare
Të përpilojsh portretin e Nuri Mezarit është jo vetëm privilegj, por edhe detyrë dhe përgjegjësi njëkohesish morale është pra, mbi të gjitha, detyrë dhe përgjegjësi morale sepse, siç është e njohur botërisht, ai popull që nuk i nderon dhe nuk i respekton heronjtë e tij, është i gjykuar të zhduket…
Preferenca e pjestarëve të një kombi janë të nduarduerta dhe me ngjyrime të llojllojshme, kështu që edhe veprimtaria e personavetë veçantë brenda një grupi etnik drejtohet në kahje të veçanta. Jane të rrallë ata individë në karakterin e të cilëve gërshetohen të gjitha vetitë më pozitive të kombit qëi takojnë, si dhe aspiratat e tij për një të ardhme sa më të ndritur.
Një ndër figurat e tilla, ku ndërthureshin cilësitë më sublime të popullit shqiptar si: trimëria, mençuria, guximi, urtësia, shpirti i iniciativës dhe drejtësia,është edhe figurae Nuri Mazarit, njërit ndër luftëtarët më të devotshëm për liri e barazi të popullit tonë, si në kohä lufte, ashtu edhe në kohë paqeje.
Fshati Dollogozhdë ndër vite ka dhënë emra të dëgjuar me shpirt sakrifice, mençurie e vendosmërie, si: Agush Çaushin, Nuri Ahmetin, Shefit Iljazin e të tjerë të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e këtij nënqelli.Në fillim të viteve 80-90 të shek. XX, në Dollogozhdë, erërat e moçme e të reja, erërat e përpjekjeve të parreshtura dhe të luftës për liri, i vinin Nuri Mezarit të vogël nga të gjitha anët.Vinin e nga vinin erërat e përpjekjeve të penës dhe erërat e barotit nga mali i Karaormanit.Po këto erëra frymonin edhe në vatrat e Mazarëve, një nga familjet e njohura në rajon, të varfër,e të degjuar për shqiptari-zmin e saj, të cilet para shumë breza jetonin në Dollogozhdë.Kjo familje ishtee lidhur ngusht me traditën në fushën e dokeve e zakoneve të lashta shqiptaretë mirëkuptimit e të harmonisë në mes pjestarëve, të nderit dhe të respektit, ndaj më të mëdhenjëve të tij. Me siguri se Nuri Mazari i pa ato pleq/burra/ dollogozhdarë e më gjër, të lodhur nga jeta e veshtirë dhe dhimbja gratë e reja që përkundnin djepet me lot në sy dhe me moshatarët e tij që luanin symbylltash /kukumsheftas/ rreth “Rrapit” shekullor, “Setelisë”, “Drenokut”, “Përruas”, “Vromit”, “Rrafshat e Lekut”apo në ndonjë vend tjetër dhe ndjenjin një dhimbje te dyfishtë, dhimbje humane/njerzore/ ndaj çdo njeriu që vuante nëpër këmbet prej të tjerëve dhe aq më tepër dhimbjen ndaj atyre njerzve që ishin bashkëfshatarët e tij, të mundur të mposhtur nga sistemi i atyre viteve.
Nuri Mazari lindi më 8.05 maj 1979 në Dollogozhdë të Strugës. Ishte femija i tretë i familjes së Nazim e Gjilisha Mazarit,vellai me i madh i Nuriut është Fitniu, pas të cilit vjenë motra Zimbrisha, ndërsa Fetiu është vëllaumë i vogël.Shkollen fillore e kreu në vendlindje,ndersa të mesmen, drejtimin trevjeçarë-profesional në Shkollën e Mesme “Niko Nestor” në Strugë.
Më 05 maj 2006 në Dollogozhdë të Strugës zbulohet busti i Komandant Strugës, nga babai Nazim Mazari dhe bashkëluftëtari z.Emrush Xhemaili.Me rastin e inagurimit të bustit, në mes të tjerëve dou drejtohet edhe zonja Vlora Mazari të pranishmëve me ç’rast ndër të tjera tha: “Do të zbardhet rasti i vrasjes së Nuriut për t’i zbuluar dhe identifikuar tradhtarët qështinë mbi figurën e Nuriut dhe u bënë ekzekutorët e tij…” Në të njëjtën kohë Shkollës Fillore Tetëvjeçare në Dollogozhdë do t’i zavendësohet emri nga “Naim Frasheri”, në “Nuri Mazari”, por asgjë tjetër deri sot,megjithse kanë kaluar tërë ato vite dhe për shtatoren e ngujur të “Koman-dant” Nuriut apo Strugës, e cila gati 15 (pesmbëdhjetë) vite me radhë qëndrone ngujuar në podrumin e shtëpisë së kësaj familje, ndërsa u ndërtua me qëllim që të vendoset në sheshin e qytetit të Strugës vendi për vendosjen e shtatores është pregaditur për momentin kur për vendosjen e shtatores votoi Këshilli Komunal në Strugë.
Kaluan plot 20 vjet nga vrasja kriminale e Nuri Mazarit, luftetarit të madh të çështjes së lirisë, kujtimet për të nga familjarët dhe nga miqtë dhe shokët ende janë të freskëta. “Dhembje kemi” thuan familjarët, por kët duhet ta këthejmë në forcë dhe motiv për të vazhduar përpjekjet deri në realizimin e idealit të cilin e pati Nuriu qysh në moshën e re.Sa herë që kujtojmë Nuriun, na shfaqet madheshtia e personalitetit të tij,qendrimi, çiltërsia, ndergjegja e larte,kthjelltësia si dhe ideali për çlirimin e Atdheut. Qysh në moshën e re Nuriu merë pjesë në akcionet e organizuara bashkë me qindra djem vajza për të sjell dritë jo vetëm në vendlindje, por kudo që luftohej trevat shqitare etnike. Ai kishte vizione për të ardhmen, dhe e dinte se populli ynë duhet të bëjë më shumë për vetveten, për dritën, për ecjen dhe jetën, e shqetësonin veçmas padrejtësit, shtypjet dhe dredhitë dhe poshtrimet që i biheshin kombit tonë, në Kosovë, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.
Nuri Mazari ndër të parët ishte që u vendos në ballë të luftës për liri qysh nga dalje në skenë e Ushtris çlirimtare Kosovës, (UÇK-së),ku menjehere vuri kontakte të drejtperdrejta me çlirimtarët e lavdisë dhe lirisë së Kosoves. Pas arritjes së Nuriut në Kosov, aty nga fundi i muajt prill 1998, ai inkuadrohet në Zonën Operative të Dukagjinit, të cilën e komandonte atdhetari dhe legjenda e UÇK-së,Ramush Hajredinaj. Aty vepronin edhe Emrush Xhemaili, Shkelzen e Daut Hajredini etj. Në akcionet për mbrojtjen e popullsisë civile,ndär vullnetarët e parë ishte edhe Nuri Mazari nga Struga, i shoqëruar edhe nga disa luftetarë të tjerë të cilit vepronin në kuadër të Brigadës131, “Jusuf Gürvella”-njäsi speciale. Po kështu Komandant Strugës iu besuan shumë detyra midis të cilave edhe mbrojtjen dhe strehimin e popullsisë civile, të cilën ai e kreu me përgjegjësi e me profesionalizëm të lart. Pas çlirimit të Kosovës, Nuriu u bë pjestar në institucionin e nderuar Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, ku filloi të kryejë detyra e obligime të rëndësishme në kuader të forcës së re mbrojtëse, e cila doli nga U.Ç.K. Gjatë kësaj kohe, Ai ndihmon edhe në organizimin e veprimeve atdhetare për Kosovën Lindore dhe Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegje e Bujanovce (U.Ç.P.M.B-në).
Gjat vitit 2001 në kontakt me personalitete kombetare nga Maqedonia, arrin që shpejt t’u bashkohet nismave të para çlirimtare dhe të dalin publikisht me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (U.Ç.K).Pas rrethimit të parë të ushtarëve në Tanush, komandën e pranon Nuri Mazari,që në shkurtin e 2001, ndërkohë që radhët e vullnetarëve rriteshin pa u ndalur. Morali i ushtarëve të komanduer nga Komandant Struga ka qenë i lartë. Keshtu, në Karadakun legjendar, në Tanushë,Brezë, Malinë, Mateç e Hotël, ushtria maqedonase merrte goditje të ashpra dhe të njëpasnjëshme.Më 16 mars 2001, kundërshtari ndërmorri sulme të ashpra ngaj pozicioneve të UÇK-së. Këto ditë të marsit vriten heroikisht tre dëshmorë, kurse KomandantStruga kishte marrë plagë të rënda në trup, por kurrsesi te lëshojë frontin.
Ishte kjo plagosja e trete, pas plagosjes në luftën e Kosovës ndermjet Rakovianës dhe Kralanit, si dhe në Luftën në Maqedoni, në Grushino dhe së fundi në Malinë, me çrast te të dy këmbët i merrë pesë (5) plagë. Pas shërimit, Nuriu me urdhër të Shtabit të UÇK-së merrë përsipër formimin e Brigadës 111,e cila do të vepronte në Maqedoninë Jugperëndimore (Strugë, Körçovë e Dibër).
Pas çaramatimit definitiv të UÇK-së, të gjithë pjestarët fituan amnesti të plotë. Natyrisht që atë e fitoi edhe Komandant Struga (Nuri Nazari), i cili tani ishte i lirë që të vepronte edhe politikisht për vënien me përpikmerinë zbatimin të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i kishte venduar kapakun konfliktit të armatosur në Maqedoni.
I etshëm për dije dhe i vendosur që të ndihmoj çështjen kombëtare edhe në paqë, Nuriu regjistron studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Falë punës këmbëngulëse dhe vullnetit që kishte, Nuriu perfundon provimet në vitin e parë e të dytë brenda afatit të parapar.
Pas përfundimit të luftës në Maqedoni, Nuri Mazari në zgjedhjet vendore të 2004zgjidhet këshilltar në Kuvendin (Ansamblen) e qytetit të Strugës,Nuriu asnjëher nuk pushoi së vepruari në të mirë të papullit dhe atdheut deri në rënien e tij,me 11 korrik 2005, në rrethana të pasqaruara në vendlindjen e tij,në Dollogozhdë.
I çuditshëm është fakti që vrasja e komandant Strugës mbetet mister, duke pasur parasysh që në momentin e krimit në qender të fshatit ka pasur rreth 40 persona dhe asnjeri prej tyre nuk është në gjendje të tregojë të vërtetën. Pse vallë fshihet kjo e vërtetë?! Prej kujt këto persona frigohen të nxjerrin në sipërfaqe dorasin. Kush vallë pati atë guxim të vë dorë mbi njeriun i cili sakrifikoi gjithçka për kombin e tij dhe nisi atë rrugë të gjatë e me rreziqe vetëm e vetëm të nxjerrë në dritë popullin shqiptar? Familjaret me të drejt dyshojnë se gjykata themelore në Strugë e fsheh vrassin, aq më tepër kur Kryetari dhe prokurori i çështjes në këtë Gjykatë (institucion) për fatë të keq janë që të dy dollogozhdar. Dhe sa për ilustrim po përmendim një seancë të 15 dhjetorit të vitit 2006, ku para trupit gjykues në Gjykatën i kanë paraqitur 16 dëshmitarë, nga 17 të ftuar, e ndërta edhe një dëshmitar nga Prenjasi i R.Shqipërisë. Dëshmia e ketij personi do të shkaktoi edhe reagime në sallë. Përderisa dëshmitari A.M. e ka përshkruar ngjarjen tragjike, nga ana e gjykatësit të çështjes Ace Petreski e ka pyetur “nëse e njeh sulmuesin në sallë? Dëshmitari,pasi i ka vështruar për disa minuta të pranishmit në sallë,ka mohuar se sulmuesi gjindet në këtë mes. Kjo ka shkaktuar reagime nga ana e Zonjës Vlora Mazsri (bashkëshortja e Komandant Nuriut),e cila në mes tjerash ka reaguar me fjalät: “Kjo bëhet me porosinë tuaj. Unë kam biseduar mbrëmë me dëshmitarin dhe ai më tha se e njeh vrasësin dhe se ai është në sallë. Ndërkaq sot ai,edhe pse e njeh dhe e sheh dorasin, pohon se nuk e njeh. Ju e keni porositur të dëshmojë kështu”, i është drejtuar me indinjatë zonja Vlora.
Kuptohet, pas këtij reagimi, gjykatësi i rastit, Aco Petreski ka urdhëruar largimin e familjarëve nga salla e gjykimit. Janë këto dhe shumë pyetje të tjera që mund të shpalosim e t’i parashtrojmë, e për çudi përgjigje nuk do të gjejmë, megjithëse kanë kaluar plotë 20 vite.
Ky përkujtim në këtë Akademi përkujtimore sadopak na shërben që të marrim zemër e forcë morale e shpirtërore,për ta flakur të keqen, si dhe do të jenë mësim për ne dhe familjen për të ecur përpara.
Me këtë rast ne sot nderojmë gjakun e tij, si dhe të vazhdojnë rrugën e tij për atdheun tonë të përbashkët, të gjindemi, sa më parë në trendin që do të na shpie në rrugën e dinjitetit tonë kombëtar. Nga kjo faltore nuk guxoi pa e theksuar, se Vajza Shqipedona, e bija e Nuriut dhe Vlorës, tërë këto vite po rritet pa babanë e saj,pa përkëdheljen aq të nevojshme të tij,duhet të ndjehet krenare për rrugën që nisi (trasoi) babai i saj, bashkë me shokut e tij të bëhet realitet.
Edhe nga kjo foltore, në këtë Akademi perkujtimore, me rastine 20 vjetorit të vrasjes së Komandant Strugës, i bashkangjitemi apelit të të Familjes të Nuri Mazarit, që organet kompetente që të angezhohen për ndriçimin e rastit dhedora kriminale të marr denimin e merituar”.
I përjetshëm do te jete kujtimi për këtë luftütar të tri luftrave të të zhvilluara në trevat etnike shqiptare në fund të shek. XX dhe në fillimtë shekullit XXI,për atdhetarin e flaktë për çështjen kombetare nga Dollogozhda e Strugës.
Lavdi jetës dhe veprës së Nuri Mazarit-Komandant Strugës

02. Shtator 2025,Strugë
Nebi Dervishi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments