Wednesday, December 24, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaPolicia zvicerane të shtëna paralajmëruese ndaj tifozëve huligan të Zvezdës (FOTO)

Policia zvicerane të shtëna paralajmëruese ndaj tifozëve huligan të Zvezdës (FOTO)

- Advertisement -

Policia zvicerane është detyruar të shkrep plumba paralajmërues ndaj tifozëve të dhunshëm dhe homofobikë serbë para ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Young Boys dhe Crvena Zvezdës të mërkurën mbrëma.

Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës ka shkaktuar kaos dhe dhunë rrugës drejt stadiumit para ndeshjes që nisi në orën 20:45, sipas mediave zvicerane, transmeton Gazeta Express.

Policia në Bern ka konfirmuar se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën.

Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila kishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty.

Të shtënat paralajmëruese të policisë kanë bërë që marshi i tifozëve të përfundojë dhe ata të futen në stadium.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!