Laborator i madh droge, i shkatërruar nga policia. Në Reçicë të Vogël, policia ka zbuluar një laborator droge, dhe ka vënë nën pranga, të paktën 4 persona.
Siç mësohet nga disa burime, në laborator, si asnjëherë më parë në Maqedoni, janë gjetur qindra kilogramë drogë.
Ende është e paqartë lloji i lëndës narkotike, megjithatë, kjo mbetet të vërtetohen së shpejti nga Policia. Gjithashtu mësohet se operacioni është kryer nga forca policore dhe i organizuar nga Shkupi, në koordinim me Prokurorinë.