Dje prej orës 19:30 deri 23:30, gjatë kryerjes së veprimtarisë patrulluese në ujërat e Liqenit të Ohrit, policë nga stacioni policor për mbikëqyrjen e kufirit, në afërsi të hotelit në Strugë, rreth 600 metra nga bregu i liqenit janë gjetur gjashtë rrjeta peshkimi, rreth 50 metra të gjatë për kapje peshku,informohet Struga Ekspres nga MPB-ja.
Gjithashtu rreth 1000 metra nga bregu i liqenit u gjetën dy rrjeta të gjata rreth 50 metra.
Mjetet e peshkimit u morën dhe u dërguan në Stacionin e Policisë për mbikëqyrje.
Nga policia po merren masa për të pastruar rastin.
(Struga Ekspres)