Sunday, September 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiPolicia në muajin maj dhe qershor ka kryer 100 kontrolle për personat...

Policia në muajin maj dhe qershor ka kryer 100 kontrolle për personat që peshkojnë në mënyrë të jashtëligjshme

Në periudhën prej dy muaj nga Liqeni i Ohrit janë sekuestruar 126 rrjeta peshkimi me 219 copë peshk, dy persona janë arrestuar dhe janë ngritur padi penale.

Gjatë muajit maj dhe qershor 2023, Stacioni i Policisë për Mbikëqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare “Perëndim”, në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me SPB Ohër dhe inspektoratin për peshkim nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, Pylltari dhe menaxhimin e ujit , në ujërat e liqenit të Ohrit dhe në tokë, kanë kryer rreth 100 kontrolle dhe masa patrulluese sipas Ligjit për Peshkimin dhe Akuakulturë, me qëllim të gjetjes së personave që kryejnë peshkim të paligjshëm.
Duke vepruar kështu, oficerët e policisë në ujërat e liqenit gjetën dhe sekuestruan 126 rrjeta peshkimi me gjatësi 2800 metra, me 219 copë peshq të kapur në peshë totale 45 kilogramë, si dhe disa lloje mjetesh peshkimi e pajisje të ndryshme . Janë privuar nga liria dy persona nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror me një skaf, si dhe një person që po peshkonte me fuzhnjë në ujërat e liqenit.
Janë ngritur dy padi penale për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe peshkim ilegal në ujërat territoriale të RMV-së, si dhe kallëzime për kundërvajtje nga Ligji për peshkim dhe akuakulturë dhe një akuzë nga Ligji për lundrim në brendësi. Zyra për marëdhënie me publikun.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments