Pas ndërmarrjes së aktiviteteve përgatitore për zbatimin e vazhdueshëm të masave të Qeverisë për mbrojtjen dhe shuarjen e Coronavirusit , dhe në lidhje me masën për zbatimin e karantinës shtetërore më 21.03.2020, oficerët e policisë nga SPB Ohër dhe Policia Kufitare “Qendra Rajonale Perëndim” siguruan transportin dhe sigurimin e katër personave që ishin transferuar nga pika kufitare e Qafethanës deri në Qendrën Speciale të Demir Kapisë.
SPB Ohër, në të gjithë zonën që mbulon (Ohri, Struga, Vevçani, Kërçova, Plasnica, Dibra dhe Qendra Zhupë), vazhdon të marrë masat më të rrepta kufizuese në teren me qëllim zbatimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtjen e qytetarëve. Në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, SPB Ohër do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete për zbatimin e plotë të masave ndaj personave që nuk respektojnë masën e izolimit dhe zbatimit të tyre në karantinë shtetërore dhe kunder tyre do të ndërmeren masat e duhura ligjore.
Stacioni policor i Ohrit kontrollon gjithsej 144 persona nën masën “mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim në shtëpi”, 125 prej të cilëve kanë nënshkruar një deklaratë që, pasi kanë mbërritur nga vendet e huaja të prekura nga Coronavirus ,, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale ne lidhje me COVID – 19, për një periudhë prej 14 ditësh në shtëpitë e tyre do të kryejnë izolim të detyrueshëm,,. 19 persona menaxhohen me vendim të Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar të Shtetit dhe janë nën mbikëqyrjen shëndetësore dhe izolimin shtëpiak. U bëjmë thirrje dhe apel qytetarëve që në mënyrë rigoroze të respektojnë vendimin e fundit të Qeverisë për ndalimin e lëvizjes nga ora 21deri ne ora 06 çdo ditë dhe të disiplinuar të zbatojnë të gjitha masat dhe udhëzimet e tjera të rekomanduara në lidhje me parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjitha personat juridikë dhe fizikë të zbatojnë me përpikshmëri udhëzimet e punonjësve të policisë. Qytetarët mund të raportojnë çdo rast të shkeljeve të vetë-izolimit të detyrueshëm 14-ditor në numrin e telefonit 08 080000 201 ose 192.
Zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër Merlina Islami