Monday, June 2, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolicia jep detaje për aksidentin e në autostradën Gostivar-Tetovë ku humbi jetën...

Policia jep detaje për aksidentin e në autostradën Gostivar-Tetovë ku humbi jetën një 33-vjeçare

Më 31.05.2025, rreth orës 15:30 në SPB-Tetovë është raportuar për një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, afër mbikalimit për fshatin Kamjan. Aksidenti ka ndodhur kur vetura e tipit “Golf” me targa të Tetovës, e drejtuar nga J.S. (22) nga fshati Pirok, ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes, mjekët e ndihmës së shpejtë kanë konstatuar vdekjen e pasagjeres Gj.A. (33) nga fshati Bogovinë. Ndërkohë, të lënduar janë transportuar në Qendrën Urgjente të Tetovës shoferi J.S. dhe pasagjerët V.R. (28) nga Bogovina, J.O. (21) nga Pirok, A.M. (10) nga fshati Palatica, A.M. (6) nga Bogovina dhe A.R. (15) nga fshati D. Pallçisht.

Në vendin e aksidentit hetime ka kryer ekipi i SPB Tetovë së bashku me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike – Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments