Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaPolicia izraelite kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa, plagosen 90 persona

Policia izraelite kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa, plagosen 90 persona

Të paktën 90 palestinezë u plagosën në bastisjen e kryer nga policia izraelite ndaj Xhamisë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia izraelite bastisi oborrin e Xhamisë Al-Aksa në orët e mëngjesit dhe përdori plumba gome dhe bomba zëri.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, policia izraelite gjithashtu ka goditur edhe palestinezët që ndodheshin në Al-Aksa.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se 90 palestinezë janë plagosur për shkak të plumbave plastikë, bombave të zërit dhe goditjeve nga forcat izraelite.

Më tej theksohet se të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments