Policia prishi një tubim në fshatin Orman të Shkupit. Mbrëmë rreth orës 21, punonjësit e policisë gjetën dhjetëra njerëz në zjarrin e buzmit. Të gjithë janë arrestuar, ndësrsa kundër tyre Ministria e Brendshme njoftoi se do të paraqesë kllëzime, sepse e kanë shkelur ndalimin për tubime që vlen edhe për ambiente të hapura.
Ndalohet organizimi dhe mbajtja e festimeve në vende dhe zona publike me rastin e festave të ardhshme, si dhe organizimi dhe mbajtja e çdo lloj manifestimesh dhe tubimesh tjera në ambiente të hapura dhe të mbyllur nga persona fizik dhe juridik, sidomos në periudhën nga 18 dhjetori 2020 deri 21 janar 2021”-thonë nga MPB.
Ministria e Brendshme informon se qytetarët kryesisht i kanë respektuar protokollët për mbrojtje nga korona virusi. Përveç tubimit në fshatin Orman, policia nuk ka regjistruar ndonjë shkelje tjetër me tubime publike. Për shpërndarjen e tubimit në fshatin Orman reaguan nga VMRO DPMNE.
Ndërsa zyrtarët e BDI-së presin tortën dhe bëjnë aheng në ndërtesën e re të Ministrisë së Sistemit Politik të Artan Grubit, pa maska dhe pa respektuar masat e mbrojtjes kundër KOVID-19, dhe për këtë institucionet heshtin dhe nuk ndërmarrin asnjë procedurë, Ministria e Brendshme dje arrestoi qytetarë për ndezjen e zjarreve të Buzmit. Oliver Spasovski për të satën herë me radhë tregon forcë ndaj qytetarëve!”-thonë nga VMRO – DPMNE.
Dje, policia ka shqiptuar edhe 521 dënime për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy vëllezër nga fshati Negotinë i Gostivarit. Ata janë pronarë të një lokali, në të cilin mbrëmë policët gjetën 25 mysafirë pas orës 6 të mbrëmjes, deri kur lejohet të punojnë hotelierët.
Bojan Stojanovski