Policia financiare hyri në Komunën e Tetovës, Kasami e quan presion politik

0
20

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Mësohet se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.
“Policia Financiare nga mëngjesi sot ka hyrë në Komunën e Tetovës për lëndë të ish kryetarit Sadi Bexheti”, konfirmoi kreu aktuali komunës, Bilall Kasami, i cili njëherit këtë aksion të Policisë Financiare e vlerëson si presion politik.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5