Me datë 23.09.2022 në periudhën nga ora 04:00 deri në ora 16:00 në ujërat e liqenit të Ohrit, nga derdhja e lumit Sateskë deri në fshatin Radozhdë të Strugës , oficerë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje e Kufirit “Liqeni i Ohrit” dhe përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi – Ohër ndërmorën masa dhe aktivitete të përforcuara për zbulimin e rasteve të peshkimit të paligjshëm. Gjatë kësaj janë gjetur 15 rrjeta peshkimi me gjatësi totale prej 6000 metrash, me gjithsej 774 copë Belushkë Ohri, me peshë totale 80.5 kilogramë. Peshqit janë dorëzuar në INP -Burgun e Ohrit. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami