Më 16 dhe 17 mars 2024, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 05:00, janë kryer kontrolle në komunikacion në zonën e SPB- Ohër.
Njëkohësisht, zyrtarët policorë kanë konstatuar 10 vozitës të cilët drejtonin mjete motorike nën efektin e alkoolit, 3 prej tyre në Ohër, 4 në Strugë dhe 3 në Kërçovë. Ata janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, shoferit iu janë konfiskuar dokumentet dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse, njofton SPB-Ohër.(Struga Ekspres)