Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniPolicia e Maqedonisë kap drogë në autobusin me targa të Zvicrës, relacioni...

Policia e Maqedonisë kap drogë në autobusin me targa të Zvicrës, relacioni Gostivar-Bern


Në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Zvicrës, që udhëtonte nga Gostivari në Bern të Zvicrës, te ulëset e pasme, u gjet një qese që përmbante rreth një kilogram drogë të paketuar.

Droga është marrë dhe pas ekspertizës së bërë, është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë me peshë prej 998.63 gramë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në stacionin policor Kumanovë janë arrestuar K.P. (41) dhe A.B (38), të dy nga Koliçani i Poshtëm të Shkupit për veprën penale “prodhimtari të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike”.

Po merren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments